Ura e Bratit, plazh mes peizazheve mahnitëse të lumit të Vlorës
Në zemër të luginës së Shushicës, Ura e Bratit (Bratajt) po zbulohet dita-ditës nga vizitorët që zgjedhin një ditë pushimi ndryshe, as në det e as në mal. Nga rruga e re e Lumit të Vlorës, një aks panoramik që ofron pamje nga pothuajse të gjithë fshatrat që ndodhen përgjatë lumit, zbritja përposhtë kërkon vetëm dhjetë minuta në këmbë dhe ndodhesh në luginën e Shushicës, në zall me gurë të bardhë dhe rrjedhë uji të pastër e herë-herë edhe të vrullshëm. Ecja përgjatë shtratit të lumit me destinacion Urën e Bratit është shpërblyese, mes ujit të freskët që rrjedh dhe panoramave mahnitëse të maleve që ngrihen gjigante ngado të kthesh kokën. Lugina e Shushicës rrethohet në perëndim nga vargmali i Çikës dhe në lindje nga...
Burimi:
kultplus.com