30 vjet pa Dervish Rozhajën, përkujtohet rektori i parë i Universitetit të Prishtinës

30 vjet pa Dervish Rozhajën, përkujtohet rektori i parë i Universitetit të Prishtinës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar akademikun Dervish Rozhaja, në 30-vjetorin e vdekjes së tij, duke vlerësuar kontributin e tij të madh në shkencë, arsim dhe jetën publike në Kosovë. Rozhaja, biolog dhe fiziolog, ishte rektori i parë i Universitetit të Prishtinës, detyrë të cilën e mori pas themelimit të universitetit në vitin 1970. Ai ishte gjithashtu anëtar, nënkryetar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. I lindur në Pejë në vitin 1934, Dervish Rozhaja kreu studimet për biologji në Universitetin e Beogradit, ndërsa doktoroi në moshën 24-vjeçare, duke u bërë një nga doktorët më të rinj të asaj kohe në ish-Jugosllavi. Në njoftimin e tij, Kurti e vlerëson Rozhajën si një profil shembullor të shkencëtarit, profesorit dhe akademikut, i cili...