Kori Siparantum fiton tri çmime në Festivalin Koral të Malajzisë
Kori Siparantum ka shënuar një tjetër sukses në skenën ndërkombëtare, duke fituar tri çmime në MCE – Malaysian Choral Festival 2026, të mbajtur në Kuala Lumpur, Malajzi. Siparantum Choir u vlerësua me medaljen e artë në kategorinë B4 – Vocal Ensemble dhe në kategorinë A5 – Mixed Choir. Po ashtu, kori nga Kosova fitoi edhe çmimin e vetëm special në kategorinë A5 për “Creative Staging”. Ky sukses përbën një tjetër vlerësim ndërkombëtar për Siparantum Choir dhe një arritje të rëndësishme për promovimin e kulturës së Kosovës./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com