Turistët zgjedhin muzeun e Shkodrës
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Muzeu Historik i Shkodrës, i mbushur me vizitorë vendas dhe të huaj. Ndërsa Shkodra përjeton flukse të shtuara turistike, sitet kulturore dhe ato të trashëgimisë përbëjnë vlerë të shtuar të asaj që qyteti u ofron vizitorëve. Historia e pasur e qytetit e kombinuar me arkitekturën e veçantë krijon atmosferën e duhur për një vizitë mbresëlënëse në portën e Veriut. Muzeu Historik i Shkodrës nisi të organizohet që në vitin 1947, fillimisht me emërtimin “Muzeu Popullor”, ndërsa mori formë të plotë në vitin 1949. Në fillimet e tij ai u vendos në qendër të qytetit, në një ndërtesë monumentale të shekullit XIX, pranë së cilës ndodhej edhe “Kulla e Sahatit”. Muzeu u ngrit mbi bazën e koleksioneve të vjetra...
Burimi:
kultplus.com