Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz

Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz

‘Ka qenë gjithmonë një figurë e njohur në Tiranë, si vajza me dritë që ti e kishe si shembull’. Kështu e kujton aktorja Ema Andrea Rezana Çelikun, artisten e kinematografisë dhe televizionit shqiptar, që nda nga jeta dy ditë më parë. Aktoret ishin shumë të reja kur u takuan në sheshxhirimet e filmit “Një vajzë dhe një djalë”, në vitin 1990. Përkushtimi dhe profesionalizmi me të cilin Rezana Çeliku i dha jetë rolit të një centralisteje u bë frymëzim për Ema Andrean. Ema Andrea: “Kur Rezi vinte, gjërat lëviznin, merrnin një lloj drite, ishin më të komunikueshme. Në atë kohë e vëzhgoja dhe kam mësuar shumë, kam marrë shembull prej saj.” Personazhi që Çeliku e pranoi pa hezitim përfshihej në një lidhje me një djalë...