Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit, trashëgimia historike po shkon drejt zhdukjes

Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit, trashëgimia historike po shkon drejt zhdukjes

Në kalatën lindore të Portit të Durrësit, ndërtimi vazhdon me ritme intensive. Pallatet 8-11 katëshe me arkitekturë gati identike janë në garë me njëra- tjetrën. Madje, godinat e reja po ngrihen edhe në pjesën detare, jashtë murit lindor të portit më të madh të vendit. Pavarësisht defekteve të shfaqura në ndërtim, projekti “Durrës Yachts & Marina” po nxiton që ta ndryshojë edhe më shumë peizazhin bregdetar të Durrësit. “Nga plazhi i Durrësit, qyteti nuk duket më,” thotë një nga inxhinierët e projektit. “Ndërtimet e shumta të projektit Durrës Marina, që po vijojnë ngrihen brenda territorit portual, do ta bllokojnë edhe më tej pamjen e qytetit antik,” shtoi ai. Projekti kontrovers me statusin e investimit strategjik të sipërmarrësit nga Emiratet, Mohamed Alabbar synon që të prodhojë...