Terrorizonte rrugët e Tiranës i armatosur, arrestohet 32-vjeçari
Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në automjet. Operacioni policor i koduar “Last Gun” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, ndërsa gjatë kontrollit në makinë u sekuestruan një pistoletë me municion, dy telefona celularë dhe 15 800 euro. Njoftimi: Tiranë/Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LAST GUN”. Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion, 1 automjet, 2 aparate celularë dhe 15 800 euro. Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative...
Burimi:
ntv.al