“Besa” përballë Ramës/ 12 drejtuesit politikë zbresin në Pogradec
Kryeministri Edi Rama ka nisur në Pogradec takimin me 12 drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare, në kuadër të axhendës dyditore të Partisë Socialiste në prag të nisjes së sezonit të ri politik. Mbledhja po zhvillohet në vilën qeveritare të Pogradecit, ndërsa në fokus të diskutimeve janë dy dokumentet e dorëzuara në fund të korrikut pranë grupit parlamentar socialist, “Besa” dhe “Prania e Besës”. Rama pritet të dëgjojë gjatë takimit reflektimet dhe propozimet e drejtuesve politikë lidhur me këto dokumente, me synimin për përpunimin e tyre dhe hartimin e një dokumenti përfundimtar që do të shërbejë si një prej bazave të punës së Partisë Socialiste në periudhën e ardhshme. Përveç dokumenteve, në takim pritet të diskutohen edhe objektivat politike të PS-së,...
Burimi:
ntv.al