Mbrojtja e privatësisë së fëmijëve / TikTok pranon të paguajë 400 milionë dollarë

Mbrojtja e privatësisë së fëmijëve / TikTok pranon të paguajë 400 milionë dollarë

Rjeti social TikTok ka rënë dakord të paguajë një dëmshpërblim prej 400 milionë dollarësh pas arritjes së një marrëveshjeje me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së (DOJ), lidhur me padinë e ngritur për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve në internet Sipas deklaratës zyrtare të Departamentit të Drejtësisë, kompania do të paguajë menjëherë 300 milionë dollarë, ndërsa 100 milionë dollarët e tjerë do të derdhen pas anulimit të një dekreti të mëparshëm të lidhur me Musical.ly, platformën e blerë nga ByteDance në vitin 2017 dhe e bashkuar më pas me TikTok-un. Padia e ngritur në vitin 2024 nga Departamenti i Drejtësisë dhe Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) pretendonte se TikTok kishte mbledhur të dhëna personale të fëmijëve nën moshën 13 vjeç pa lejen e prindërve,...