Hakerët iranianë fikën për katër ditë një central elektrik në Britaninë e Madhe

Hakerët iranianë fikën për katër ditë një central elektrik në Britaninë e Madhe

Hakerë të lidhur me regjimin iranian kanë arritur të paralizojnë për katër ditë një central elektrik në Britaninë e Madhe, në atë që konsiderohet një nga sulmet kibernetike më të suksesshme të këtij lloji. Sipas raportimeve, centrali britanik mbeti jashtë funksionit për katër ditë si pasojë e sulmit kibernetik. Megjithatë, incidenti nuk pati ndikim te furnizimi me energji elektrike për konsumatorët. Autoritetet britanike nuk kanë bërë të ditura detaje të plota mbi objektin e sulmuar apo mënyrën teknike se si hakerët arritën ta ndalonin funksionimin e tij. Rasti konsiderohet veçanërisht shqetësues sepse mund të jetë hera e parë që hakerë të lidhur me Iranin kanë arritur të paralizojnë një objekt të tillë energjetik në territorin britanik. Për këtë arsye, incidenti shihet si një sinjal i...