Putin paralajmëron Kievin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

Putin paralajmëron Kievin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

Kievi hapi kutinë e Pandorës me sulmet dhe goditjet e saj mbi shënjestrat ekonomike ruse dhe tani Rusia do duhet të hakmerret, duke goditur mbrapsht sektorët më të ndjeshëm të ekonomisë ukrainase. Ky ishte paralajmërimi i fundit i presidentit rus, Vladimir Putin. Këtë verë, Ukraina ka përshkallëzuar një fushatë të egër me sulme me dronë ndaj infrastrukturës ekonomike ruse, përfshirë këtu edhe rafineritë e naftës dhe fabrikat e magazinat e mëdha të prodhimit masive, duke shkatërruar kësisoj edhe përpjekjet e Rusisë qëndrore, që jo vetëm t’i mbijetojnë luftës, por edhe të fitojnë prej saj.  Rusia nga ana tjetër është kundërpërgjigjur po njësoj, duke sulmuar eksportet e grurit ukrainas përmes detit të zi. “Regjimi i Kievit ka dëmtuar rëndë ekonominë tonë. Çfarë bëmë ne? Është hapur...