Blair Isufi përfaqëson Kosovën në Miss World 2026: Dua t’i tregoj botës bukurinë dhe forcën e Kosovës

Blair Isufi përfaqëson Kosovën në Miss World 2026: Dua t’i tregoj botës bukurinë dhe forcën e Kosovës

Blair Isufi, përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, ka ndarë videon e saj të prezantimit, duke rrëfyer historinë e saj, lidhjen me Kosovën dhe rrugëtimin e papritur drejt konkursit ndërkombëtar. Isufi tregon se kishte vetëm katër ditë për t’u përgatitur përpara se të udhëtonte drejt Vietnamit për të përfaqësuar Kosovën. Pavarësisht kohës së shkurtër, ajo vendosi ta shfrytëzonte mundësinë dhe t’i kushtohej maksimalisht këtij rrugëtimi. Në videon e prezantimit, Blair flet edhe për rrënjët e saj nga Ferizaj dhe rritjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo thotë se të qenit e rritur mes dy kulturave ka qenë një nga dhuratat më të mëdha të jetës së saj. “Amerika më mësoi të ëndërroj, ndërsa Kosova më mësoi rëndësinë e identitetit, familjes, qëndresës dhe të...