U përfol për romancë me një burrë të martuar, Françeska Murati thyen heshtjen
Françeska Murati ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një bisede që pretendohej se ishte zhvilluar mes saj dhe një ndjekëseje në Instagram. Debati nisi pasi gazetari Elton Tozaj publikoi në Instagram materialin në fjalë, duke e shoqëruar me komentin: “Më pëlqen komunikimi kaq i ëmbël i influencereve tona me vajzat në Instagram! Dhe për më tepër më vdes kur i thotë s’ti hedh njeri sytë!”. Në bisedën e publikuar, ndjekësja pretendohet se i drejtohej Muratit me dy mesazhe që më pas nxitën aludimet për jetën e saj sentimentale. “Ke të drejtë, burrat e martuar nuk më shohin”, shkruhej në një prej mesazheve. “As unë p.sh. nuk e lë burrin tim për një burrë të martuar”, vijonte mesazhi tjetër. Pas publikimit, këto fjali u interpretuan në rrjet...
Burimi:
ntv.al