Vrasja e turistit/ Shoku i viktimës: Dikush u afrua dhe na ofendoi nga nëna

Vrasja e turistit/ Shoku i viktimës: Dikush u afrua dhe na ofendoi nga nëna

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e turistit portugez, Luis Miguel Varela Mendez, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Ksamil. Adib Ghanmi, njëri nga shokët e viktimës, i cili ndodhej me Luis Miguel Varela Mendes, ka treguar detaje nga nata e krimit. Adib Ghanmi ka deklaruar se po festonin në klubin “Principote” dhe më pas kishte vijuar qëndrimin në plazh. Aty, sipas Ghanmi, një i ri shqiptar, rreth 25-30 vjeç, i veshur me rroba të shkurtra jeshile dhe që fliste frëngjisht, i është afruar grupit dhe ka sharë nga nëna, dhe situata është përshkallëzuar në përleshje fizike. Më pas, sipas tij, në vendngjarje mbërriti edhe një person tjetër që nga përshkrimi bëhet fjalë për Sokrat Vatën, i cili mbante një thikë. Ai...