Haradinaj: Thaçi, sërish president. Kreu i AAK-së kërkon që në këtë mënyrë t’i jepet zgjidhje edhe krizës politike
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se po e vonon me qëllim konstituimin e Kuvendit dhe hapat për krijimin e institucioneve të reja. Për sa i përket zgjedhjes së presidentit, Haradinaj ka propozuar rikthimin e Hashim Thaçit në këtë post. Në një deklaratë për mediat nga ambientet e Kuvendit, Haradinaj nënvizoi se do të ishte nder për deputetët e legjislaturës së 11-të që ish-presidenti Hashim Thaçi të zgjidhej sërish. “Atij i është marrë mandati nga një ndërhyrje ligjore dhe me kthimin e tij është nderi ynë si shqiptarë, si komb, jo për shkak të ndonjë afërsie partiake a politike, por për shkak të një kundërpërgjigjeje të armiqve të Kosovës që kurrë nuk flenë, që t’ia vazhdojmë mandatin....
Burimi:
vizionplus.tv