Haradinaj: Hashim Thaçi të kthehet President, nder për shqiptarët

Haradinaj: Hashim Thaçi të kthehet President, nder për shqiptarët

Kosova E Shtunë, 22 Gusht 2026 15:45 Në një kohë që kriza politike në Kosovë po vijon, Ramush Haradinaj propozon që Hashim Thaçi, të vazhdojë detyrën aty ku e la, si president i Kosovës, dhe sipas tij kjo do ishte një zgjidhje për krizën aktuale. “Është nder edhe i kësaj legjislature që t’ia vazhdojmë mandatit presidentit Thaçi, atij i është marrë mandati, dhe me kthimin e tij, është në nderin tonë si shqiptarë, si komb, për shkak të një kundërpërgjigjeje armiqve të Kosovës, që t’ua vazhdojmë mandatin”, tha Haradinaj. Platforma “Liria ka Emër” po organizon një sërë aktivitetesh përpara vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, ku ndër to është dhe një protestë në Prishtinë në datën 12 shtator.