Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare ish-kryeministri i Estonisë, Siim Kallas

Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare ish-kryeministri i Estonisë, Siim Kallas

Bota E Shtunë, 22 Gusht 2026 13:35 Ish-kryeministri i Estonisë dhe ish-zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Siim Kallas, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë. Ajo njoftoi të shtunën në mëngjes se babai i saj kishte ndërruar jetë gjatë natës. Siim Kallas ishte një prej figurave të rëndësishme të politikës moderne estoneze. Ai drejtoi qeverinë e Estonisë nga viti 2002 deri në vitin 2003, ndërsa gjatë karrierës së tij politike shërbeu gjithashtu si ministër i Jashtëm dhe ministër i Financave. Pas largimit nga posti i kryeministrit, Kallas u angazhua në institucionet e Bashkimit Evropian. Nga viti 2004 deri në vitin 2014...