Kurti: Sekuestrimi i armëve në veri parandaloi krime të mundshme

Kurti: Sekuestrimi i armëve në veri parandaloi krime të mundshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sekuestrimi i armëve në veri të vendit ka parandaluar krime të mundshme. Gjatë një konference për shtyp, Kurti vlerësoi aksionin e Policisë së Kosovës, gjatë të cilit u sekuestruan mbi 70 armë, mijëra municione dhe veshje kamuflazhi ushtarak serb në 12 lokacione të ndryshme. Sipas Kurtit, aksionet e policisë gjatë viteve të fundit nuk kanë synuar vetëm kapjen e personave të përfshirë në aktivitete kriminale, por edhe parandalimin e veprave të mundshme penale. “Në këto tre vitet e fundit kemi aksione të shumta policore të cilat praktikisht po marrin armë në duart e atyre që ose janë kriminelë ose, në rastin më të mirë, janë potencialisht kriminelë”, deklaroi Kurti. Ai theksoi se sasia e armëve...