Opozita hyn në sallën e Kuvendit të Kosovës, kërkohët sërish konstituimi i parlamentit
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur sërish në sallën e Kuvendit, duke përsëritur kërkesën për konstituimin e Parlamentit të ri. PDK njoftoi se i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë seancën në përputhje me Kushtetutën. Këtij aksioni do t’i bashkohet edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Afati i fundit kushtetues për këtë proces përfundoi më 7 gusht, 30 ditë pas certifikimit të rezultateve. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kërkuar kohë shtesë për bisedime për Presidentin në seancën konstituive që u mbajt më 6 gusht, ku pritej të propozonte kryeparlamentarin e ri. Të njëjtën kërkesë ai e përsëriti edhe në vazhdimin e seancës, e cila u mbajt jashtë afatit më 8 gusht. Kërkesa e tij...
Burimi:
vizionplus.tv