Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, deklaroi se pakënaqësia ndaj qeverisë dhe Edi Ramës është rritur ndjeshëm. Ai tha se protestat kundër reformës territoriale dhe bashkimit të bashkive po zhvillohen në disa qytete të vendit. Berisha kritikoi gjithashtu situatën e sigurisë, duke përmendur vrasjen e turistit portugez në Ksamil dhe përplasjen e parandaluar mes adoleshentëve në Kombinat. Sipas tij, këto ngjarje dëshmojnë shkallën e lartë të kriminalizimit dhe sundimit të krimit në Shqipëri. Deklarata Dëshiroj të theksoj se këtë javë, më të larta se sa temperaturat e këtij gushti, kanë qenë temperaturat e pakënaqësisë së madhe ndaj Edi Ramës, padrinos së Shqipërisë dhe organizatës së tij kriminale që quhet qeveri. Krahas protestës më të fuqishme në 35...