Berisha: Vrasja e turistit portugez në Ksamil ishte “vrasje shtetërore”, 3 punonjës policie mbrojtën autorin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, duke e cilësuar ngjarjen si një “vrasje shtetërore”. Në një bashkëbisedim me ndjekësit, Berisha akuzoi tre punonjësit e policisë që ndodheshin në vendngjarje se nuk kanë ndërhyrë për të mbrojtur 20-vjeçarin, por sipas tij, kanë mbajtur anën e autorit të dyshuar, Sokrat Vata, dhe kanë fshehur krimin. “Tre uniformat e policisë, në vend që të mbronin turistin, të mbronin 20-vjeçarin, morën anën e vrasësit dhe fshehën krimin”, u shpreh Berisha, duke shtuar se ngjarja, sipas tij, dëshmon për lidhjet mes sigurisë private dhe krimit të organizuar. “Përveç ngjarjes tragjike, e them edhe njëherë, të vrasjes shtetërore të 20-vjeçarit portugez që erdhi të kalonte pushimet në Ksamil...
Burimi:
vizionplus.tv