Shteti Bektashi drejt zyrtarizimit, Berisha: PD kundër kësaj nisme antikushtetuese
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar kundër projektit për krijimin e një shteti sovran bektashi në Tiranë, duke e cilësuar nismën si “antikushtetuese” dhe “antikombëtare”. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Partia Demokratike ka kundërshtuar këtë projekt që prej vitit 2024 dhe se, sipas tij, krijimi i një shteti bektashi bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe karakterin laik të Shqipërisë. “PD ka reaguar fuqimisht. Cilido që është i interesuar për reagimet e PD-së, i sugjeroj t’u referohet deklaratave të mia. Kam qenë në arrest shtëpie kur unë kam ngritur zërin kundër tij dhe duhet të ketë qenë janari i vitit 2024”, deklaroi Berisha. Ai tha se projekti është, sipas tij, edhe “kundër bektashizmit shqiptar”, duke vlerësuar kontributin historik të këtij komuniteti...
Burimi:
ntv.al