Himçi: Mazniku dhe Llatja po bëjnë ‘konsultimin’ për reformën territoriale sa për sy e faqe, do të shkrijnë Cërrikun dhe Belshin
Deputeti i PD-së, Blendi Himçi, ka denoncuar procesin e konsultimeve publike për reformën territoriale, duke e cilësuar atë si një “farsë” dhe shkelje të transparencës. Himçi tha se konsultimet në Elbasan janë planifikuar të zhvillohen në të njëjtën kohë me Këshillin Bashkiak, 12 njësitë administrative dhe 6 rajonet e qytetit, duke e bërë sipas tij të pamundur monitorimin real të procesit. Ai kritikoi gjithashtu zhvillimin e konsultimit për 6 rajonet në një sallë me kapacitet vetëm 140 persona, duke ngritur pikëpyetje mbi përfaqësimin e qytetarëve. Sipas deputetit demokrat, drafti parashikon bashkimin e bashkive Cërrik dhe Belsh me Bashkinë Elbasan, çka, sipas tij, do të sjellë centralizim të pushtetit dhe largim të shërbimeve nga qytetarët. Himçi akuzoi mazhorancën se po e zhvillon procesin për të zbatuar...
Burimi:
syri.net