Pse gjumi si mesjetar mund të jetë mirë për ty
Një studente amerikane provoi për katër javë mënyrën mesjetare të gjumit, duke u zgjuar në mes të natës për disa orë para se të flinte sërish. Ajo thotë se kjo e bëri të ndihej më e kthjellët, më produktive dhe i dha kohë për veten. Anna Fox, 26 vjeçe, studente e letërsisë mesjetare në Karolinën e Veriut, u frymëzua nga ideja e "gjumit të parë" dhe "gjumit të dytë". Në vend që të flinte pa ndërprerje, ajo flinte rreth katër orë e gjysmë, zgjohej për disa orë dhe më pas kthehej në shtrat. Fillimisht shkonte të flinte rreth orës 21:00 dhe zgjohej rreth orës 02:00. Gjatë orëve të zgjimit lexonte libra, shkruante poezi e letra, mbante ditar dhe merrej me aktivitete krijuese. Më pas flinte...
Burimi:
syri.net