Historia e vërtetë e Winnie-the-Pooh në jetën reale
Me tingujt e kambanave dhe frenat që kërcisnin, një tren me ushtarë mbërriti në qytetin e vogël të drurëve White River, në Ontario, më 24 gusht 1914. Teksa doli në platformë për të shtrirë këmbët, togeri Harry Colebourn pa një pamje të pazakontë, një këlysh ariu të zi, jo më shumë se shtatë muajsh, të lidhur me një litar nga një gjahtar që kërkonte dikë që ta blinte. Tek ushtari kanadez 27-vjeçar, gjahtari gjeti blerësin e tij. I lindur në Birmingham të Anglisë, Colebourn i kishte dashur gjithmonë kafshët dhe në moshën 18-vjeçare emigroi në Kanada për të studiuar kirurgji veterinare. Pasi u diplomua në Kolegjin Veterinar të Ontarios në vitin 1911, u vendos në Uinipeg dhe filloi punë në Departamentin e Bujqësisë. Kur shpërtheu...
Burimi:
syri.net