Koçiu: Vijojmë mbështetjen për zhvillimin e fshatrave si destinacione tërheqëse turistike
Turizmi rural po shihet si një mundësi për zhvillimin e fshatrave në Shqipëri, duke ndërthurur bukuritë natyrore, traditat dhe mikpritjen me ekonominë lokale. Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale pamje të peizazheve, traditave, kulinarisë dhe artizanatit që ofrojnë fshatrat shqiptare për vizitorët vendas dhe të huaj. “Në fshatrat e Shqipërisë, mes natyrës, njerëzve bujarë dhe punës së përditshme, ku thjeshtësia bëhet vlerë dhe tradita kthehet në një mundësi më shumë për zhvillim”, u shpreh Koçiu. Sipas zv/kryeministres, turizmi rural është porta që i hapet mikut për të njohur Shqipërinë e peizazheve të bukura, të valleve e tingujve që bashkojnë brezat rreth sofrës së mikpritjes dhe të duarve të arta të artizanëve që gdhendin kulturën tonë në çdo detaj. Koçiu siguroi se mbështetja për...
Burimi:
kultplus.com