Veprat e Adem Kastratit në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Veprat e Adem Kastratit në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Galeria Kombëtare e Kosovës po prezanton veprat e piktorit të njohur Adem Kastrati, në kuadër të ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, të kuruar nga Hana Halilaj. Në ekspozitë janë paraqitur, ndër të tjera, veprat “Fshati im II” të vitit 1976 dhe “Fshati në verë” të vitit 1978. Përmes stilit të tij të veçantë, të lidhur ngushtë me peizazhin, kulturën dhe jetën e përditshme në Kosovë, Kastrati sjell pamje të fshatit, punës, natyrës dhe jetës komunitare. Veprat e tij karakterizohen nga përdorimi i pigmenteve të nxjerra nga toka, duke krijuar një lidhje të veçantë mes artit, njeriut dhe vendit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 26 gusht 2026, në Galerinë Kombëtare të Kosovës./KultPlus.com