U plagos gjatë shuarjes së zjarrit në Mirditë, efektivi 28-vjeçar i FA dërgohet në Spitalin e Traumës

U plagos gjatë shuarjes së zjarrit në Mirditë, efektivi 28-vjeçar i FA dërgohet në Spitalin e Traumës

Një punonjës i Forcave të Armatosura ka përfunduar në Spitalin e Traumës pasi është dëmtuar gjatë aksionit për shuarjen e flakëve në Mirditë. Sipas burimeve paraprake i plagosur ka mbetur 28 vjeçari Andrea Kaçi, i cili ka marrë plagë në kokë dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në gjendje stabël. I riu gjatë shuarjeve të flakëve, mësohet se është rrëzuar në një shkëmb. Në spitalin e Traumës ndodhet edhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi për ta vizituar.