Pas dy javësh flakë, qetësi në Gojan! Banorët rrëfejnë tmerrin: Ka qenë situatë lufte, mirë që nuk na u dogjën shtëpitë

Pas dy javësh flakë, qetësi në Gojan! Banorët rrëfejnë tmerrin: Ka qenë situatë lufte, mirë që nuk na u dogjën shtëpitë

Vatrat e zjarrit që kanë mbetur duket se nuk janë më rrezik për fshatin Gojan i Madh të Pukës, në hyrjen e të cilit vijojnë të jenë të dislokuara ende disa mjete zjarrëfikese. Në brendësi të Gojanit situata duket e qetë, teksa gjurmët e një dite më parë janë të dukshme në çdo kënd të fshatit. Disa nga familjet e evakuara i janë rikthyer banesave, një ndër ta dhe ajo e Pjetër Ndoit në lagjen Pepaj në fshatin Gojan. Pjetri dhe bashkëshortja e tij tregojnë për Report Tv tmerrin që përjetuan një ditë më parë, teksa i gëzohen faktit se kanë ende një strehë mbi kokë. “Situatë e jashtëzakonshme. Luftë e pashpallur. Luftë e pashpallur ka qenë që ditën e diel. Zjarri ja kalon edhe...