Përdhunoi një vajzë 4 vite më parë/ Arrestohet në Mal të Zi 52-vjeçari shqiptar

Përdhunoi një vajzë 4 vite më parë/ Arrestohet në Mal të Zi 52-vjeçari shqiptar

Një shtetas shqiptar 52-vjeçar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se ka përdhunuar një 22-vjeçare në Kasandra të Halkidikisë, në Greqi, në vitin 2022. I dyshuari u identifikua pas analizave laboratorike të materialit gjenetik të gjetur në shtratin e stallës ku ai banonte në atë periudhë. Sipas autoriteteve, provat biologjike kanë mundësuar lidhjen e tij me ngjarjen e rëndë. Arrestimi u krye të mërkurën e kaluar, në zbatim të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet greke. Aktualisht kanë nisur procedurat për ekstradimin e 52-vjeçarit drejt Greqisë, ku pritet të përballet me drejtësinë për akuzat ndaj tij. Sipas të dhënave të hetimit, pas ngjarjes i dyshuari ishte larguar jashtë Greqisë. Hetuesit dyshojnë se ai ka përfituar nga fakti që viktima, në deklarimet e saj...