Një “Abissnet Superiore” pa fitore, sezoni i ri nuk ka nxjerrë ende një fitues
Sezoni i ri i “Abissnet Superiore”-s ka nisur. Pas ngritjes së siparit ditën e djeshme, sot janë luajtur dy ndeshjet e tjera të javës së parë. Edhe sot, asnjë skuadër nuk e ka njohur fitoren. Partizani është ndarë me një barazim 0-0 nga fusha e lojës me Teutën. Bregdetarët patën mundësinë e kalimit në epërsi, por Sherif Kallaku nuk arriti të shndërronte në gol një 11 metërsh. Në krahun tjetër Laçi dhe Elbasani kanë barazuar me shifrat 1-1. Hebaj kaloi në epërsi verdheblutë me penalltinë e shënuar në minutën e 55-të, ndërsa në minutën e 85 Cena i hoqi fitoren nga duart Elbasanit. Kështu, java e parë e “Abissnet Superiore”-s nuk e ka nxjerrë ende një fitues, teksa mbeten për t’u parë edhe rezultatet e...
Burimi:
sportekspres.com