Macron bisedë telefonike me Zelenskyn, premton raketa të reja për Ukrainën: Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore të Kievit
Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky. Macron tha se ishte i tronditur me sulmet e fundit ruse në një qendër tregtare në Ukrainë dhe njoftoi dërgimin e raketave të reja interceptuese për t’i siguruar Kievit mjetet e nevojshme për mbrojtjen e hapësirës ajrore. “Është thelbësore që të gjitha vendet me këto burime t’i bashkohen kësaj përpjekjeje”, theksoi presidenti francez në rrjetin social ‘X’, pas bisedës telefonike të zhvilluar me Zelenkyn. Premtimi i Macron për raketa të reja interceptuese vjen në një kohë kur Ukraina po vuan nga mungesa e interceptorëve përballë breshërisë së raketave balistike ruse që lëshohen çdo ditë kundër vendit. Në këtë kontekst, Koalicioni i Vullnetarëve për Ukrainën, i cili bashkon vendet...
Burimi:
javanews.al