Gjykata federale rrëzon Presidentin Trump, zhbllokon vizat për Shqipërinë dhe 74 vende të tjera
Gjykata Federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar vendimin e janarit të qeverisë amerikane për bllokimin e vizave për shtetasit nga 75 vende, një masë që synonte të kufizonte vendosjen e tyre në SHBA për një kohë të pacaktuar. Sipas mediave të huaja, vendimi i marrë nga gjyqtarja Jeannette A. Vargas në Distriktin e Manhattan, përfaqëson një goditje të rëndësishme ndaj politikave të imigracionit të administratës së Presidentit Donald Trump. Politika, e cila kishte hyrë në fuqi në janar dhe pezullonte përpunimin e vizave për afërsisht 40% të vendeve të botës përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, bazohej në pretendimin e administratës se migrantët mund të ktheheshin në një “barrë ekonomike për amerikanët”. Me këtë vendim, gjykata ka shfuqizuar dhe anuluar çdo refuzim vize...
Burimi:
kohajone.com