Kërcënimi amerikan për Iranin, Teherani thotë se bllokada ekonomike do të ketë ndikim global
Irani ka reaguar kundër planeve të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve të reja ekonomike, të cilat pritet të rrisin presionin mbi ekonominë e vendit dhe të prekin edhe partnerët e tij tregtarë, veçanërisht Kinën. Pas muajsh konflikti mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit situata mbetet e tensionuar. Edhe pse aktualisht nuk ka sulme të drejtpërdrejta, nuk ka ende shenja për rifillimin e negociatave të paqes. Një nga problemet kryesore është Ngushtica e Hormuzit. Trafiku detar në këtë zonë është pothuajse paralizuar. Të dhënat e gjurmimit tregojnë se vetëm pak anije kanë kaluar nëpër ngushticë, ndërsa transporti i naftës dhe gazit është prekur rëndë. Ndërsa Irani ka paralajmëruar se mund të godasë anijet që kalojnë pa autorizim. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, pritet të...
Burimi:
vizionplus.tv