Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të rrisë mbrojtjen ajrore dhe do të ndërmarrë sulme hakmarrëse kundër sektorëve më të ndjeshëm të ekonomisë dhe logjistikës ukrainase.Deklarata erdhi pas goditjeve të fundit me dronë të forcave ukrainase ndaj depove dhe qendrave logjistike të gjigantëve rusë të tregtisë elektronike. Gjatë një interviste për mediat shtetërore, Putin pretendoi se sulmet e Kievit shkaktuan dëme ekonomike, por argumentoi se ato nuk kanë pasur asnjë efekt në përparimin e trupave ruse në front.Ai theksoi se duke goditur strukturat tregtare dhe rrjetet e furnizimit, Ukraina ka hapur një fazë të re të konfliktit. “Regjimi i Kievit i vuri vetes qëllimin të dëmtonte ekonominë tonë. Çfarë bëri? E hapi vetë këtë ‘kuti të Pandorës’. Epo, tani do të keni një përgjigje...