Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

Protesta e 84-të vijon me marshimin e qytetarëve, ndërsa nga turma dëgjohen thirrjet “Nuk shitet Shqipëria”, “Rama në burg” dhe “Berisha në burg”, “Arrestoni Ramën”, “Shqipëria digjet, Rama krihet”, “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”. Protestuesit vijojnë lëvizjen drejt Kryeministrisë, duke përsëritur mesazhet kundër qeverisë dhe duke kërkuar ndryshime politike. Marshimi zhvillohet në kuadër të protestës së përditshme, e cila ka hyrë tashmë në ditën e 84-të. Pjesëmarrësit mbajnë flamuj dhe pankarta, ndërsa thirrjet politike shoqërojnë marshimin drejt godinës qeveritare. Aktivisti Edison Lika teksa ka çelur fjalimet e ditës së 84 para Kryeministrisë duke deklaruar se teksa rezitencës i shtohen ditët qeverisë i pakësohen. “Jemi sot në ditën e 84 të kësaj rezistence qytetare dhe siç e kemi thënë ditët e rezistencës shtohen, të qeverisë pakësohen ndaj...