Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao
Protesuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës së tyre të 84-të kundër qeverisë Rama. Gratë janë vendosur në krye të marshimit të protestës së 84-të, ndërsa protestuesit vijojnë lëvizjen në rrugët e Tiranës drejt sheshit “Nënë Tereza”. Të organizuar pas thirrjeve të organizatorëve, pjesëmarrësit janë larguar nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në bulevard, ndërsa mbanin në duar pankarta dhe brohorisnin slogane kundër qeverisë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë dhe deri...
Burimi:
gijotina.com