Sazan Gurit i hedhin librat në det: “Më mirë të më kishin vrarë, nuk më mposhtin dot”
Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku librat e Sazan Gurit, të vendosur prej tij për shitje në Shëtitoren e qytetit, janë marrë gjatë natës dhe janë hedhur në det. Sazan Guri ndodhet këto ditë në Sarandë për pushime, ndërsa kishte zgjedhur që një pjesë të kohës ta shfrytëzonte edhe për të prezantuar dhe shitur librat e tij përgjatë Shëtitores. Por mëngjesin e sotëm ai është përballur me një pamje që e ka tronditur. Sipas Gurit, librat që kishte lënë në vendin ku i ekspozonte janë marrë dhe më pas janë hedhur në det. Në një intervistë për Saranda Web, Sazan Guri ka folur me lot në sy për atë që kishte ndodhur. Dukshëm i prekur, ai...
Burimi:
shkodraweb.com