Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”: Shqipëria e nis me barazim ndaj Italisë
Kombëtarja shqiptare U-21 e ka nisur me një pikë aventurën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, teksa ka barazuar 1-1 me Italinë në ndeshjen e parë të Grupit B, të zhvilluar në Leçe. Kuqezinjtë e trajnerit Alban Bushi zhvilluan një paraqitje pozitive ndaj përfaqësueses italiane, duke kaluar të parët në avantazh dhe duke ruajtur baraspeshën deri në fund të takimit. Shqipëria e gjeti golin në minutën e 45-të, me Rajmond Marinajn që i dha avantazhin skuadrës kuqezi në fundin e pjesës së parë. Italia reagoi pas pushimit dhe arriti të barazojë rezultatin, duke vendosur shifrat përfundimtare në 1-1. Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me Skander Tahri në portë, ndërsa në formacionin titullar ishin Valentin Daja, Aurel Marku, Jordi Jaku, Kristi Bespallov, Nebi Qokthi, Hetem Lushaj,...
Burimi:
telesport.al