Teuta, trajneri Tetova: Shikojmë anën pozitive, pash sinjale të qarta

Teuta, trajneri Tetova: Shikojmë anën pozitive, pash sinjale të qarta

Trajneri i Teutës, Edlir Tetova komentoi barazimin 0-0 ndaj Partizanit. “Mendoj që fragmenti i parë i lojës, rreth 15 minuta, ishte më dominant Partizani. Nuk po na lejonte të kryenim manovrën. Nuk kryem sot disa detyra në rrugëdalje. Na vuri në vështirësi derisa ne zbritëm me Votlain si 6, që të kishim hapësira në linjat më lart, ose në mesin e fushës, që të mbanim një lojtar të tyre në mbrojtje. Mendoj se pastaj morëm kontrollin e lojës në pasim, por në manovër ishim të cunguar, nuk është se kemi bërë. Mendoj se kam ende punë për të bërë dhe se duhet të bind lojtarët se mund të shkohet kështu te goli. Ishte prej fushës, nuk është se kishte shpejtësi veprimi, se kushtet këtu janë...