Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Një zjarr i përmasave të mëdha vijon të përparojë në zonën e Malit të Çikës, duke u shtrirë në të dyja anët e masivit malor dhe duke ngritur shqetësimin për zonat turistike të Dhërmiut dhe Palasës. Flakët nisën në zonën mbi Dukat dhe, gjatë natës, u përhapën në një sipërfaqe të konsiderueshme në drejtim të Malit të Çikës. Terreni i thyer dhe malor e ka bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave nga toka. Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse, rreth 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe strukturat e Emergjencave Civile. Për shkak të vështirësisë së terrenit, ndërhyrja është përforcuar edhe nga ajri, me dy avionë “Air Tractor”, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave. Situata është veçanërisht shqetësuese për shkak të...