“Taranto 2026”/ Zeneli në garë për medaljen e bronztë, garat e kronometrit në çiklizëm pa rezultat, një fitore në padel

“Taranto 2026”/ Zeneli në garë për medaljen e bronztë, garat e kronometrit në çiklizëm pa rezultat, një fitore në padel

Në ditën e parë të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026” ende asnjë medalje nuk ka ardhur për Shqipërinë. Gjithsesi, mundësi Ardit Zeneli do të duelojë të dielën pasdite për medaljen e bronztë në peshën 67kg, të stilit greko-romak (pat fituar 11-3 në çerekfinale ndaj J.Sandron të Italisë). Në gjysmëfinale, mundësi kuqezi u mund 6-3 nga algjeriani Fayssal Benfredj. Një duel që Zeneli po e fitonte 3-0 në pjesën e parë, por në të dytën erdhi përmbysja e afrikanit, që arriti të fitojë. Në sfidën për medaljen e bronzit, Zeneli do të duelojë ndaj grekut Stavros Ntounias. Gara e kronometrit individual për meshku në çiklizëm nuk ka dhënë shumë rezultat për Shqipërinë. Çiklisti Lukas Sulaj Kloppenborg u rendit në vendin e 19-të. Ai dha kohën 24’21”, duke...