Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Pukë, gjatë kontrollit të një parcele ku dyshohet se ishin kultivuar bimë narkotike. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Kodërbojë, ku shërbimet e Policisë kanë konstatuar një person të armatosur. Personi, pasi ka pikasur efektivët, është larguar me shpejtësi dhe nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar. Në këto rrethana, një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, me qëllim paralajmërimin e tij. Megjithatë, personi i armatosur ka përfituar nga terreni dhe ka mundur të largohet. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Komisariatit të Policisë...