300 të arrestuar në Greqi për zjarrvënie

300 të arrestuar në Greqi për zjarrvënie

Në pyjet e Greqisë pati kohët e fundit disa zjarre të mëdha. Tani autoritetet po marrin masa të rrepta kundër atyre që shkaktojnë zjarre, qoftë nga pakujdesia apo me qëllim. Javën e kaluar në ishullin grek të Kretës shpërtheu një zjarr, shkaku i cili të cilit sipas zjarrfikësve, ishte se një turist kishte bërë skarë me qymyr druri pranë pyllit. Sipas mediave turisti u tha autoriteteve se nuk e dinte që kur ka erë të fortë dhe mot të thatë skara në ambiente të hapura ishte e ndaluar. Rasti në Kretë nuk është i vetmi. Që nga fillimi i vitit në Greqi janë arrestuar 308 persona për shkak të zjarreve të shkaktuara nga pakujdesia ose me dashje. Sipas zëdhënësit të zjarrfikësve, Giorgos Artopoios, bëhet fjalë...