“Nuk e di si e kam goditur”, zbardhet dëshmia e Vatës në sallën e gjyqit për vrasjen e turistit në Ksamil: Më erdhi drejt me thikë, unë e lëviza dhe…

“Nuk e di si e kam goditur”, zbardhet dëshmia e Vatës në sallën e gjyqit për vrasjen e turistit në Ksamil: Më erdhi drejt me thikë, unë e lëviza dhe…

Zbardhet dëshmia në sallën e gjyqit e Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, Luis Miguel Varela Mendes. Vata ka deklaruar se e ka goditur me thikë për vetëmbrojtjes, pasi sipas tij, ka qenë viktima që i është drejtuar atij me armën e ftohtë. Para trupit gjykues, Vata ka deklaruar se në lokal ndodhej një grup turistësh francezë, të cilët po bënin zhurmë. Sipas Vatës, shoku i tij u ka kërkuar të ruanin qetësinë, por turistët kanë vijuar me sharje dhe më pas ka nisur përleshja fizike. Vata ka pretenduar se gjatë konfliktit, njëri prej turistëve kishte një thikë, të cilën ai ia ka marrë pasi e ka neutralizuar. Në këtë moment, sipas dëshmisë së tij, një prej turistëve e ka...