Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit
Nga Andi Deçka Nesër në mbrëmje, 22 gusht, nën qiellin e ngrohtë mesdhetar të Tarantos, një fushë e vogël do të mbajë mbi vete një kuptim shumë më të madh se përmasat e saj. Në orën 18:00, Shqipëria dhe Kosova do të përballen në padel në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, një përballje që, përtej pikëve, volley të shpejta dhe mureve prej xhami, do të shkruajë një faqe të re në historinë sportive të kombit. Vetë padeli po shkruan histori në Taranto. Për herë të parë, ky sport është pjesë e programit zyrtar të Lojërave Mesdhetare si disiplinë për medalje, duke bërë debutimin e tij në një nga skenat më të mëdha të sportit ndërkombëtar shumëdisiplinor. Taranto 2026 zhvillohet nga 22 deri më 28 gusht, me Shqipërinë...
Burimi:
javanews.al