E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

Situata e krijuar nga vatra të shumta zjarri në territorin e vendit vijon të kërkojë angazhimin maksimal të strukturave të emergjencës. Sipas përditësimit zyrtar të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes në orën 21:00, në shkallë vendi janë regjistruar gjithsej 26 vatra, nga të cilat 8 mbeten ende aktive, 4 janë vendosur nën mbikëqyrje dhe 1 është nën kontroll të plotë. Për zbutjen e pasojave dhe mbrojtjen e popullsisë, në operacione janë angazhuar 270 efektivë të Forcave të Armatosura, 5 automjete zjarrfikëse, si dhe një flotë ajrore e përbërë nga 4 helikopterë dhe 2 avionë të specializuar ‘Air Tractor’. Zhvillimet në vatrat kryesore të vendit Operacionet po vazhdojnë në disa bashki ku terreni dhe kushtet atmosferike paraqesin vështirësi shtesë: Gojan–Gjegjan (Pukë): Në këtë zonë me terren...