Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Polonia po çon përpara punimet për ndërtimin e një sistemi kompleks mbrojtës të njohur si “Mburoja Lindore” (East Shield), me synim mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s nga kërcënimet e mundshme nga Rusia dhe Bjellorusia. Që nga qershori i këtij viti, trupat inxhinierike të ushtrisë gjermane kanë zbarkuar në terren për të asistuar aleatin e tyre në ngritjen e pengesave defensive. Projekti gjigant prej 800 kilometrash, i nisur në vitin 2024, shoqërohet me një rritje historike të shpenzimeve të mbrojtjes nga Varshava, të cilat për vitin 2026 kanë arritur në 200 miliardë zloty (rreth 46 miliardë euro). Ndërhyrja në terren dhe rëndësia ushtarake Kontingjenti prej rreth 40 xhenierësh ushtarakë gjermanë po operon pranë rajonit të Masurisë, afër kufirit me Rusinë, ku po vendosen linja antitank...