Mesazhi drithërues që rrëzon propagandën: Zjarrfikësit pa mjete në luftë me flakët, thirrje shefit: Na sill filtra!
Prej më shumë se pesë orësh, zjarrfikësit u përballen me flakët në malin e Polisit të Librazhdit, në kushte tejet të vështira, mes tymit të dendur dhe temperaturave të larta. Pa veshje speciale që u mbron jetën, apo pajisje kundër tymit ata ishin në detyrë për të shuar flakët të cilët kishin përfshirë disa hektarë sipërfaqe pyjore në malin e Polisit në Njësinë Administrative Polis, në bashkinë e Librazhdit. Vetë zjarrfikësit përmes një videoje ngrenë shqetësimin për mungesën e pajisjeve të përshtatshme mbrojtëse, dhe bëjnë thirrje që t’i pajisin me maska, filtra dhe pajisje kundër tymit, për të garantuar sigurinë e tyre gjatë ndërhyrjeve. ‘Mbi pesë orë përpjekje për parandalimin e zjarrit, hapjen e trasesë dhe kundërvënien e zjarrit. Në mes tymit, flakëve e mbajtëm...
Burimi:
syri.net