‘Sumud’ dhe bijtë e diasporës i bashkohen protestës për Zvërnecin dhe Sazanin
Protestës së zhvilluar sot në Vlorë kundër projekteve turistike në zonën e Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit i është bashkuar edhe një grup i ardhur nga Italia, pjesë e Global Sumud Flotilla, së bashku me bij të diasporës shqiptare. Aktivistët, të cilët kanë mbërritur në Vlorë nga Italia, iu bashkuan marshimit përgjatë bulevardit dhe Lungomares, duke bërë thirrje për mbrojtjen e territorit dhe zonave me rëndësi të veçantë natyrore e turistike. Global Sumud Flotilla ka deklaruar se misioni i saj në Shqipëri është në mbështetje të mobilizimit qytetar të njohur si “Revolucioni i Flamingove”. Në marshim ishin edhe pasardhës të shqiptarëve që u larguan drejt Italisë në vitin 1991 me anijen “Vlora”, të cilët këtë herë kanë bërë rrugën në drejtim të kundërt, duke u...
Burimi:
syri.net